Njoftimi i policise Mat, Dibër

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Shkon në 5 numri i personave të arrestuar, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit kapen dhe ndalohen dy pjesëtarë të grupit, si dhe ekzekutohet masa për një pjesëtar tjetër, i cili ndodhet në burg për dhunë në familje.

Në nëntor 2019, në kuadër të operacionit “Ulëza”, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë edhe dy pjesëtarë të këtij grupi.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, mbrëmjen e djeshme kanë kapur dhe vënë në pranga edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht:

A. L., 42 vjeç dhe A. Gj., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Baz, Mat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, për shtetasin M. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në I.E.V.P. Burrel, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në kuadër të këtij operacioni, më 12 nëntor 2019 janë arrestuar shtetasit R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Po më 12 nëntor është arrestuar edhe shtetasi M. Gj., për dhunë në familje, por pas hetimeve me metoda proaktive rezultoi se është pjesë e këtij grupi në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.