Edhe dega e Partisë Demokratike në Mat i është bashkuar degëve të tjera në të gjithë Shqipërinë ku i kërkojnë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të ndalë procesin e votimit të 30 Qershorit. Duke iu referuar dekretit të Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve lokale, sipas tyre këto zgjedhje janë të paligjshme. Shkresa mban firmën e kreut të degës së PD në Mat, Arjan Lika dhe iu drejtohet KZAZ nr.16 dhe 17, respektivisht në Burrel dhe Klos, Komisariatit të Policisë së Shtetit Mat si dhe për dijeni Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime të paligjshme në territorin e Bashkive Mat e Klos.
“Si përfaqësues politik i mijëra banorëve të Bashkisë Mat, kërkoj nga ana juaj ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryetar votime të paligjshme në territorin e njësisë tonë. Çdo organ i administrimit të zgjedhjeve ka detyrimin kushtetues të respektojë Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit të Republikës, për caktimin e datës së zhvillimi të zgjedhjeve. Vijimi i njëanshëm i procesit të votimit më datë 30 qershor është një rrezik për demokracinë dhe për pasojë qytetarët e Bashkisë Mat nuk kanë për ta lejuar. Në datat 27 qershor – 2 korrik 2019 në të gjithë territorin e njësisë tonë do të organizohen tubime të ligjshme, në ushtrim të të drejtës kushtetuese të butimit, të parashikuar në nenin 47 të Kushtetuese të tubimit, parashikuar në nenin 47 të Kushtetutës”.