Një vit më parë bletarët nuk ishin të kënaqur me prodhimin e mjaltit jo vetëm për shkak të dëmtimit të bletëve, por edhe pranverës së lagësht që mbajti. Por siduket këtë vit situata për ta është krejt ndryshe. Ata shohin një sezon të mbarë të prodhimit të mjaltit, si pasojë e qëndrueshmërisë së motit. Bletari Besim Lami, bletërritës në fshatin Dars të Bashkisë Klos thotë se këtë vit prodhimi do të jetë më i mirë se ai i sezonit të kaluar pasi lulet me të cilat ushqehet bleta, nuk janë dëmtuar nga shirat si vitin e kaluar. Besimi thotë se me bletarinë mban familjen e tij dhe se shpreson që këtë sezon të prodhojë rreth 4 kiuntal mjalt nga 45 koshere me bletë që ka. Vjeljen e mjaltit bletarët pritet ta fillojnë nga fillimi i muajit korrik, kur dhe përfundojnë lulëzimin pemët apo lulet e ndryshme.