Besimtarët musliman në mbarë botën mbyllën një ditë më parë muajin e madhërueshëm të Ramazanit, një muaj ky i sakrificës sublime ndaj Krijuesit dhe një nga 5 shtyllat e islamit.  Ky muaj kurorëzohet me festën e Fiter Bajramit apo siç njihet ndryshe Bajrami i Madh. Besimtarët ju drejtuan këtë të mërkurë xhamive për të kryer ritin e familjes së kësaj feste, ndër më të rëndësishme për besimin islam. Dhjetra besimtar të Burrelit mbushën xhaminë e qytetit por edhe ambjentet e jatshme. Myftiu i Matit Agim Tereziu gjatë hytbes së kësaj feste shpjegoi rëndësinë e muajit Ramazan dhe festës së Fiter Bajramit.

Me faljen e namazit të Fiter Bajramit, festa më pas zhvendoset në familje ku besimtarët festojnë mbylljen e muajit Ramazan dhe urojnë njëri – tjetrin për më shumë begati e harmoni.