Edhe të premten e fundit të muajit Gusht, Bashkia e Matit zhvilloi aksionin e pastrimit të territorit, duke vijuar kështu me dhënien e mesazhit për një mjedis më të pastër.
Por në këtë aksion përfshihen edhe institucionet qëndrore në nivel vendor siç janë OSHEE, Spitali Bashkiak, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësorë, drejtoritë nën varësi të Bashkisë së Matit, Posta Shqiptare, OST, Zyra Vendore Arsimore Mat, Ujësjellës-Kanalizime sh.a Mat, ISKSH etj, të cilat shrihen në të gjithë territorin.
Aksioni zhvillohet në bazë të një grafiku ku secili institucion ka zonën e tij. Po ashtu edhe këtë të premte është bërë pastrimi i rrugëve nacionale nga Burreli në Shkopet, Burrel – Ura e Lusës në kufirin ndarës administrative me Bashkinë e Klosit.
Ky aksion i cili shtrihet në të gjithë vendin bëhet me vendim të Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, për të krijuar një ambjent të pastër gjatë sezonit turistik. Por mesazhi kryesor i këtij aksioni është ndërgjegjësimi qytetar që mjedisi ku jetojmë të mbahet pastër.