Rreth 730 fermer në të gjithë Matin kanë aplikuar këtë vit për skemat mbështetëse në bujqësi thirrje kjo e hapur me datë 20 Mars dhe e mbyllur me 11 Prill. Numri më i lartë të aplikimeve është për mbështetje me naftë falas, ku kanë aplikuar 570 fermer, ndërsa pjesa tjetër kanë aplikuar për blektori dhe bletari. Përgjegjësi i Zyrës së Ekstensionit Bujqësor në Mat, Dritan Pjeçi tha se fermerët kanë patur eksperiencën e nevojshme edhe nga viti i kaluar për të bërë aplikimet. Sipas tij, ndonëse numri i aplikimeve është më i vogël, sipërfaqja mbetet thuajse e njëjtë pasi ka patur bashkime ekonomishë si rezultat i rritjes së sipërfaqes në 1 hektar për tokën e punueshme.
Pjeçi tha se tashmë do të nisë faza e verifikimit të dokumentacionit të hedhur në sistem nga vetë fermerët e më pas do të shopërndahen kartat e naftës.
Faza e tretë është ajo e verifikimit në terren ku do të ngrihen komisione dhe të verifikojnë sipërfaqet e deklaruara nga fermerët.