Në 8 mujorin e këtij viti rezulton se në Zyrën e Punësimit Mat figurojnë të regjistruar 1995 punëkërkues të papunë. Në 8 mujorin e vitit të kaluar figuronin 1757 punëkërkues të papunë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë rezulton se në periudhën Janar – Gusht të këtij vitit janë regjistruar si punëkërkues të papunë më 238 persona më shumë. Nga 1995 punëkërkues të papunë 35 prej tyre janë me pagesë papunësie, 1064 me ndihmë ekonomike, 313 persona që kanë qenë në skemën e ndihmës ekonomike ndërsa 583 persona janë punëkërkues të tjerë. Në 8 muajt e këtij viti janë punësuar me ndërmjetësimin e Zyrës vendore të Punësimit Mat 129 persona, ndërsa janë deklaruar të punësuar vetë 16 të tjerë. 68 punëkërkues të papunë janë adresuar për kurse në qendra profesionale të zonës verilindore. Këto persona do të përgatiten në profesione të ndryshme si kuzhinë, parukeri, hidraulik etj. grupmosha më e madhe e punëkërkuesve të papunë rezulton ajo mbi 45 vjeç e cila ka 921 persona. Mosha nga 15 deri në 29 me 411 persona dhe 30 – 44 me 663 persona. 1079 punëkërkues të papunë janë me arsim fillor dhe 9-vjeçar, 837 me arsim të mesëm dhe 79 persona janë me arsim të lartë, të regjistruar si punëkërkues të papunë.