Ndalimi i lëvizjes për pensionistët i ka vendosur këta të fundit në vështirësi. Ata nuk mund të kërkojnë leje për të dalë me blerë produktet bazike pasi nuk ju lejohet. Ali Cani nga fshati Bërshi i Bashkisë Klos thotë se rezervat ushqimore i ka drejt fundit e ai nuk mund të dalë për të blerë produktet e nevojshme.

Në shtëpi ka basdhkëshorten pensioniste, nusen e djalit shtatzënë dhe fëmijët e vegjël, që praktikisht të gjithë e kanë të pamundur të dalin në Klos. Aliu tregon se pensioni i ka ardhur në shtëpi, por nuk mund të dalë për të bërë blerjet e domosdoshme.

Por si me humor, Aliu thotë se situata e krijuar nga koronavirusi e ka ndihmuar fshatin, pasi të gjithë kanë kohë të punojnë, ndonëse ende nuk ka ardhur sezoni i mbjelljes.

I kontaktuar nga Mat Televizion, Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se familjes Cani do t’i shkohet në ndihmë për t’i bërë blerjet e nevojshme.