Prej dy javësh spitali i Burrelit është kthyer në karantinë në kuadër të masave kundër Covid-19. Të gjitha pavionet e këtij spitali janë boshatisur, për të qenë gati në rast nevoje për të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë këtë të premte në spitalin bashkiak “Xhavit Mara” ka mbërritur një sasi e konsiderueshme mjetesh mbrojtëse për personelin shëndetësor kundër koronavirusit.

Po ashtu një sasi e dytë do të mbërrijë të shtunën për të plotësuar paraprakisht të gjitha nevojat e personelit shëndetësorë.

Burime pranë këtij spitali thanë se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur nga virusi, ndërsa qytetarët e paraqitur vetë nuk kanë patur shenjat klinike të Covid-19.

Qarku Dibër është ndër 2 qarqet e paprekura deri tani nga Covid-19. Ndërkohë të gjithë personat e kthyer nga vendet e prekura e kryesisht nga Italia janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe po monitorohen nga policia për të mos thyer karantinën.