Ndonëse nuk ka shumë kohë që ka përfunduar, sinjalistika vertikale në rrugën nacionale Burrel – Klos pothuajse po del jashtë funksionin. Pjesa më e madhe e tabelave sinjalizuese për drejtuesit e mjeteve janë dëmtuar. Në shumë vende ata janë përthyer duke humbur qëllimin për të cilin janë vendosur. Por jo vetëm kaq, në disa vende ata janë hequr fare.
Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve thanë se kjo ka ndodhur për shkak të rrugës së ngushtë e cila nuk ka hapsirën e mjaftueshme për dy mjete të tonazhit të rëndë të kalojnë paralelisht. Kjo bën që mjetet të përplasen me tabelat duke i deformuar ato.
Ndërkohë, ekspert të sigurisë rrugore thonë se sinjalistika vertikale është vendosur shumë pranë karrexhatës çka bën që të ndodhë ky fenomen. Sipas tyre, firma duhej t’i kishte vendosur minimumi 50 centimetra larg asfaltit, siç ka bërë në disa pjesë të këtij segmenti.
Për ekspertët nëse nuk ndërhyhet shumë shpejt për zhvendosjen e tavbelave larg karrexhatës, atëherë për një kohë të shkurtër sinjalitika nuk do të ekzistojë më dhe se do të dalë e gjitha jashtë funksionit.