Urat  mbi lumin Mat, midis tyre edhe Ura e Zogut një monument kulture, janë në rrezik shembje, për shkak të masakrës që bëhet në lumin Mat. Prefekti i qarkut Lezhë, Gjon Jaku ka denoncuar se janë 40 firma që gërryejnë shtratin e lumit ilegalisht dhe për këtë nuk po ndërhyn askush.

Marrja e zhavorrit nga firmat pirate në shtratin e lumit Mat në Lezhë po afron pasoja të rënda. Shfrytëzimi ka kriter jo vetë ka dëmtuar basenin e lumit por rreziku më i madh është shembja e urës së Zogut, një urë ë shpallur monument kulture. Prefekti i Lezhës Gjok Jaku flet i shqetësuar për këtë situatë

“Janë 40 të tjera që punojnë në mënyrë informale. Rrezik i madh për shtratin e lumit, erozionin dhe kryesisht për urat. Ajo e Zogut deri tek e autostradës. Institucionet e drejtësisë për fat të keq ka 2 vjet që thuajse janë inegzistente,  me gjithë përpjekjet tonë”, tha ainull

Jaku personalisht është duke ndjekur çështjen dhe bashkë me specialistë të tjerë po tentojnë të shpëtojnë urën.

“Jam i angazhuar vetë për të shpëtuar urën me 5 harqe, pasi personalisht jam në krye të një grupi pune për të çmuar se cilat janë masat tona. Ajo që mund të bëj momentalisht është sensibilizimi për të parandaluar tërheqjen e inerteve”, vijon Prefekti.

Por maskara në lumin Mat nuk po dëmton vetëm urën e Zogut. Ura të tjera midis tyre edhe ura e autostradës po pëson dëmtime

“E kam thënë se rreziku themelor për rrëzimin e asaj ure dhe dy të tjerave rrezikon seriozisht. Punojnë natën dhe ditën në një babëzi të tmerrshme që do të çojë në rrëzimin e urave të tjera”, thotë Jaku.

Jaku iu është drejtuar instancave shtetërore, nga Ministra e Kulturës e më rradhë së paku të mund të parandalojmë rrënimin e plotë.