Yjet e vendit tonë kanë rënë pre e masakrës njerëzore pas viteve 90-të. Shumë masive pyjore janë shkatërruar nga vetë dora e njeriut i cili është treguar i pamëshirshëm në prerjen e pemëve. Me një situatë të tillë është përballur edhe mali i Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë. Ana lindore e këtij mali mbi të cilin ndodhen disa liqene, është totalisht e zhveshur, ndërsa gjurmët e masakrës së bërë nga njeriu ende nuk janë fshirë. Duket qartë që prerjet e pemëve, të ahut apo të pishës janë bërë totalisht pa kriter, pasi trungjet kanë mbetur aty. Shkatërrimi i pyjeve nuk është bërë vetëm me prerje, por edhe me anë të djegies. Një banorë i zonës tha jashtë kameras se dikur i vihej zjarri qëllimisht malit, për të marrë prej tij lëndën drusore, pasi edhe strukturat shtetërore e kishin më të lehtë për ta dhënë lejen. Sipërfaqja e zhveshur tashmë i ngjan një fushe, ndonëse terreni është malor. Por ç’është më e keqja, ata që lejuan dhe shfrytëzuan këtë masiv të bukur pyjor, nuk bën asgjë më pas për ta rivitalizuar.