29 Qershori është dita kur në Balenjë të Martaneshit zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i Ballëm Sulltanit. Në këtë pelegrinazh marrin pjesë personalitete e besimtarë bektashinj por jo vetëm nga e gjithë Shqipëria.
Përveç riteve fetare e ceremonisë zyrtare që kryhen në këtë vend të shenjtë për Besimtarët Bektashinj, pjesmarrësit kalojnë disa orë në këtë zonë të shpërndarë në një territor të gjerë.
Ata festojnë Ballëm Sulltanin në grupe të ndryshme e në forma të ndryshme. por çuditërisht, askush nga ata që ka festuar atje nuk është kujdesur që vendin ku ka festuar ta lërë siç e kishte gjetur.
Mbeturina nga më të ndryshmet janë lënë në të gjithë territorin ku grupet pjesmarrëse kanë drekuar në këtë vend të shenjtë.

Ky veprim tregon totalisht një papërgjegjshmëri njerëzore, jo vetëm për ndotjen e mjedisit, por edhe të një vendi që për besimtarët bektashinj të Bulqizës e më gjerë është i shenjtë.