2500 banorë të Njësisë Administrative Martanesh e marrin shërbimin parësor shëndetësor në këtë godinë e cila shërben edhe si Njësi Administrative apo dikur ish komuna Martanesh. Në dhomën e ndihmës shëndetësore ndodhet vetëm një shtrat për pacientët pasi hapsirën tjetër e ka zënë dokumentacioni i nevojshëm që mbajnë infermieret apo mjeku i kësaj qendre. Gjithçka ruhet e mbahet brenda kësaj dhome, qoftë medikamentet shëndetësore e qoftë dokumentat. Personeli shëndetësor ngrohen me dru zjarri pasi mungojnë kushtet e tjera. Drejtori i Qendrës Shëndetësore Martanesh, mjeku Bashkim Isaku thotë se 2500 banorë e marrin ndihmën e parë aty e më pas i drejtohen spitaleve të Bulqizës e Burrelit të cilët nodhen 20 e 50 kilometra larg.
Por Martaneshi deri në vitin 1999 kishte spital me kushte bashkëkohore. Aty ofroheshin shumë shërbime dhe kishte një numër të madh shtretërish për pacientët pasi popullsia ishte rreth 13 e 500 banorë. Mjeku Isaku thotë se tashmë dihet që ky spital nuk mund të ribëhet, por të paktën të vihet dorë në qendrën shëndetësore aktuale