Fshati Shkallë, në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është një nga fshatrat që preket direkt nëse tjetërsohet rrjedha e burimeve ujore të njohura si gurrat e Gurit të Bardhë. Nga këto burime ujore, vaditen me qindra hektarë tokë bujqësore të fshatrave Gurë i Bardhë, Petralbë, Shkallë, Xibër Murrize dhe Fshat. Për ish këshilltarin bashkiak, Kasem Muça, banor i fshatit Shkallë, tjetërsimi i përdorimit të burimeve ujore historike për vaditje të fshatit të tij, do të ndikojë rëndë në ekonomitë familjare. Muça shton më tej se veprimet e Bashkisë së Tiranës deri tani janë marrë në mënyrë të njëanshme dhe se banorët që preken direkt as nuk janë pyetur.

Për një tjetër banor të fshatit Shkallë, Lezan Dalliu, marrja e këtij uji nga Bashkia e Tiranës, do të thotë marrje jete për të gjithë banorët e këtij fshati.   Qeveria shqiptare i ka marrë një hua prej 80 milion eurosh në Dhjetor të vitit 2021, Bankës Evropiane të Investimeve, me destinacionin e vetëm atë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit nga burimet e Gurit të Bardhë në Tiranë. Megjithëse në terren nuk kanë nisur ende punimet, banorët e 5 fshatrave që preken nga kjo “vepër marrje”, nuk janë pyetur deri sot