Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun  e Lezhës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ndërsa shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.

Mark Marku i cili doli deputet në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit teksa njofton lënien e mandatit të deputetit, shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe liston një sërë arsyesh se pse ndërmori këtë veprim që lidhet me etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku ndër të tjera.