Nën kujdesin e veçantë të Bashkisë së Matit, eventi i përvitshëm muzikor i verës, Maratona “Këngë Moj” është ndaluar mbreëmjen e 29 Gushtit në qytetin e Burrelit. Për rreth 2 orë sheshi “Ahmet Zogu” u pushtua  nga këngët e vallet dhe atmosfera e zjarrtë që krijuan të gjithë të pranishmit me muzikë e këngë nga të gjitha trevat shqiptare, ku nuk munguan emrat e mëdhenj si Bujar Qamili e Irma Libohova.

Skenës nuk do t’i mungonin as instrumentistët dhe këngëtarët matjanë. Behar Neli e Juliana Pasha, që ndezën akoma më shumë atmosferën në shesh, duke elektrizuar të gjithë të pranishmit me tingujt muzikorë dhe vokalin e veçantë.

Maratona “Këngë moj” është një event që synon jo vetëm të kënaqë të pranishmit me tigujt muzikorë, por edhe të përcjellë tek brezi i ri këngën popullore nga të gjitha zonat shqipfolëse.