Maqellara e Dibrës dikur ish komuna e dytë për nga madhësia me rreth 11 mijë banorë, sot Njësi Administrative e Bashkisë Dibër, po përballet me mungesën e investimeve në infrastrukturën vendore. Në lagjet e qendrës së kësaj njësie, rrugët janë si mos më keq. Por banorët kanë edhe shumë ankesa të tjera duke rënditur rrugët, mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimet e ujërave të bardha etj.

Sipas banorëve rrugët e lagjeve gjatë dimrit pushtohen nga balta dhe gjatë verës nga pluhuri. Ata shprehen se nuk janë bërë investime të mirëfillta edhe kur kjo njësi ishte komunë, ndërsa nga viti 2015 kanë patur vetëm premtime nga të gjithë e asnjë investim konkret. Sa i përket ujit të pijshëm banorët shprehen se furnizohen me vetëm një orë ujë në dit, duke mos mjaftuar për nevojat më minimale.

Banorët e Maqellarës, nuk kanë shumë kërkesa ndaj pushtetit vendor e atij qëndror duke u shprehur se duan vetëm ujë e rrugë, e asgjë më shumë.