Banorët e Maqellarës në Dibër po përballen këtë dit të nxehta me një fenomen të veçantë. Edhe pse ata i kanë përdorur kontenierët për të hedhur mbeturinat e konsumit të përditshëm në mënyrë që të mabjnë pastër ambjentin, është bashkia Dibër që nuk po tregon të njëjtin kujdes.
Pamjet e sotme të Maqellarës janë ulëritëse pasi mbeturinat kanë pushtuar gjithçka. Pas mbushjes së kontenierëve qytetarët janë detyruar t’i hedhin pranë tyre, por ato janë shpërndarë në të gjithë vendin.
Qytetarët shprehen se prej shumë ditësh, bashkia nuk shkon t’i tërheqë, ndërsa ngrejn ë shqetësimin se temperaturat e larta po krijojnë rrezik infeksionesh nga mbeturinat që ndodhen kudo.
Banorët kërkojnë që bashkia Dibër të ndërhyjë menjëherë për tërheqjen e mbeturinave pasi ato i paguajnë të gjitha taksat vendore për pastrimin.