Qindra hektarë tokë bujqësore në Maqellarë të Dibrës edhe këtë vit nuk do të mund të kenë ujë vaditës. Banorët janë skeptik edhe për këtë sezon, megjithëse vitin e kaluar ju premtua që rezervuaret dhe kanalet do të viheshin në efiçencë. Banorët e mbetur aty janë kryesisht të moshës së tretë pasi rinia ka emigruar si pasojë e mungesës së perespektivës për të ndërtuar të ardhmen në këtë fshat, thonë se e vetmja shpresë për të marrë prodhime bujqësore, janë reshjet e shirave. Përveçse kostoja e proceseve të punimit të tokës është e lartë, banorët shprehen se problemi më i madh mbetet uji vaditës.

Në Maqellarë, banorët thonë se kanë problem edhe me furnizimin me ujë të pijshëm, ndonëse ky fshat rrethohet nga malet e ka burime të mjaftueshme ujore.