Masat drastike të marra nga qeveria pas shfaqjes së koronavirusit në vendin tonë i cili për fat të keq ka shkaktuar edhe viktimën e parë në Durrës, siduket nuk janë marrë seriozisht nga qytetarët. Qytetarët matjan kishin mbushur rrugët e qytetit të Burrelit, si të ishte një ditë feste.

Nisur nga kjo situatë, Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj bëri një apel publik drejtuar gjithë qytetarëve. Ai tha se situata duhet marrë seriozisht pasi mbyllja e shkollave nuk është që nxënësit të bëjnë pushim, të dalin në ambjente publike, por të ruhen në kushtet e shtëpisë. Ndërkohë që prej ditës së martë ka nisur dezinfektimi i ambjenteve publike dhe mbrëmjen e djeshme edhe të rrugëve të qytetit të Burrelit.

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, grupet e taskforcës së ngritur për koronavirusin kanë shpërndarë informacion tek qytetarët, se si duhet të mbrohen.