Bashkia e Matit po i paraprin situatës dimërore duke ndërhyrë në urat tip bel e pasarelë në të gjitha njësitë administrative. Për të mos penguar lëizjen normale të banorëve qoftë në këmbë e qoftë me mjete, specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po bëjnë riparimin e dërrasave të thyera në gjithë këto ura.

Deri tani janë riparuar disa prej tyre si ajo e Batrrës së Vogël, Bruçit, Midhës etj. Ditët e fundit po punohet edhe për riparimin e këmbëve të urës të fshatit Selixë.

Paralelisht me urat, puna po vijojn edhe në riparimin e rrugëve të paasfaltuara, ku aktualisht po punohet në rrugët e fshatrave të njësisë Administrative Lis.