Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj sqaron edhe njëherë përfituesit e ndihmave në këtë situatë të vështirë po kalon vendi. Malaj tha se janë 5 kategori të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 236. Për pesnionistët ndihmë do të jetë vetëm shërbimi duke ju blerë ilaçe apo ushqimore dhe në këtë kategori përfitojnë vetëm ata që nuk kanë fëmijët që jetojnë në Shqipëri. Kryebashkiaku Malaj tha se nuk ka asnjë selektim politik, por të gjithë qytetarët po trajtohen në mënyrë të barabartë. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se nga java e ardhshme do të nisë edhe shpërndarja e ndihmës ekonomike e cila është dyfishuar. Më tej, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj iu bëri edhe njëherë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e autoriteteve për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.