Një nga problematikat kryesore të ngritura nga gazetarët e Mat Televizion në vitet e fundit ka qenë rruga e degraduar Burrel-Skuraj. Ky segment “mbrohet” nga një fond mirembajtje “i artë” prej 19.2 milion eurosh. Por çfarë ndodh, kompania mirëmbajtëse “Geci” e kontaktuar nga Mat Televizion disa herë nëpërmjet inxhinerit përgjegjës pretendon qe fondi është i pamjaftueshem per te kryer investime te metejshme. Lind pyetja, nuk mjaftojnë 19.2 milion euro për të mbushur disa gropa? Kujtojme qe ky fond i është akorduar kompanise Geci kur ne krye te ministrise se Transporteve por edhe ne krye te ARRSH ishin dy nga personat me te akuzuar per korrupsion Damian GJiknuri dhe Afrim Qendro.
Nderkohë qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për te vene para pergjegjesise kompaninë në fjalë. Rasti me flagrant qe tregon mosinteresimin nga qeveria shqiptare por edhe nga vete kryeministri Rama ishte vizita e tij ne kohen e fushates per zgjedhje vendore ku ne dijeni te gjendjes skandaloze te rruges ai vendosi te vije ne Burrel me helicopter.
Ata qe vuajne me shume jane qytetaret te cileve frustrimi ju arrin kulmin pasi shprehen se jane te rregullt ne pagimin e çdo takse nderkohe që në kthim nga qeveria marrin shkatrrimin e makinave te tyre. Nje sektor tjeter i cili po preket me se shumti eshte turizmi duke pesuar ulje të vizitorëve në dy vitet e fundit.
(Arlind Vani)