Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve të tij elektorale në Qarkun Dibër u ndal në Mat. Gjatë takimit me mbështetësit e koalicionit Aleanca për Ndryshim në Klos, Basha tha se për 8 vite, shqipëria ka mbetur në vendnumëro, ndaj dhe është koha për ta ndryshuar këtë.
Takimi i radhës i Bashës ishte me mbështetësit e Burrelit. në fjalën e tij, kryedeomkrati Basha tha se zgjidhjet e problemeve të krijuara në 8 vite të qeverisjes së majtë, kanë zgjidhjen tek programi i Partisë Demokratike.