Në Partinë Demokratike teksa përplasjet vazhdojnë vijojnë edhe takimet të kandidatëve për kryetarë me anëtarësinë e PD. Pas takimve që zhvilloi sot në Sarandë e Selenicë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh edhe kandidat, vijon nesër turin e tij të takimeve në Qarkun e Dibrës.
Lajmin e ka dhënë i besuari i Bashës në këtë qark, i cili ishte edhe drejtuesi politik i PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu. Përmes një postimi në Facebook Mziu fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.
“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha. Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.