Të mbjellat me grurë vijojnë të përballen me lulëkuqen. Situata mbetet e njëjtë nga vitet e kaluara, ku në çdo parcelë të mbjellë me grurë, ka prani të madhe të kësaj bime e cila pengon që rendimenti i prodhimit të jetë i lartë. Prania e lulëkuqes vihet re në të gjitha parcelat e mbjella me grurë në Luginën e Matit. Specialistët e fushës thonë se se shfaqja e lulëkuqes në të mbejllat me grurë është një fenomen i hershëm, por dikur ai luftohej me herbicide, ose ju bëhej analizë farërave para se ato të mbilleshin. Sipas specialistëve fermerët mund ta luftojnë me herbicide kur gruri është i vogël, pasi tani që ka lulëzuar lulëkuqja, dëmton edhe grurin. Efektet e pranisë së lulëkuqes në grurë tashmë dihen, ulje e rendimentit të prodhimit për shkak se ajo merr ushqimin e bimës së grurit dhe pengon rrezet e diellit. Prej vitesh në të mbjellat me grurë në luginën e Matit por jo vetëm, ka një prani të shtuar të lulëkuqes. Veç luftimit të saj me herbicide, specialistët këshillojnë edhe ndërrimin e vendit të kultivimit të grurit