Lulëkuqja ka nisur të kuqë parcelat e mbjella me grurë edhe këtë vit. Bima, e cila ka efekte negative në kulturën e grurit, duket se nuk do t’i ndahet asaj.

Kjo parcelë që shihni është në luginën e Matit dhe siç duket nga pamjet ka prani të madhe të lulëkuqes.

  Ky fenomen po ndodh prej vitesh ndërsa specialistët e bujqësisë kanë dhënë disa këshilla për fermerët se si ato të ulin praninë e lulëkuqes në të mbjellat me grurë. Një ndër këshillat është qarkullimi i kulturës së grurit.

Edhe fermerët pohojnë faktin se nuk duhet asnjëherë që të mbillet gruri dy vite rrjesht në të njëjtën parcelë, pasi vetëm në këtë mënyrë lulëkuqja zhduket.

Një tjetër faktor në vitet e fundit është edhe prania e reshjeve të shiut që bëhen të shpeshta gjatë muajve të pranverës dhe ndikojnë direkt në shtimin e bimës së lulëkuqes në të mbjellat me grurë në vendin tonë.