Prania masive e lulekuqes në të mbjellat me grurë është kthyer në një shqetësim për fermerët e luginës së Matit. Në të gjitha parcelat e mbjella me grurë në Mat ka prani të madhe të lulekuqes, ç’ka për specialistët është shqetësuese. Sipas tyre, prania e saj por edhe barërave të tjerë të këqinj ndikon në uljen e rendimentit të prodhimit të grurit. Specialist ii bujqësisë Dritan Pjeçi thotë se një nga arsyet kryesore që ka prani të shtuar të lulekuqes është për shkak se fermerët nuk ndërrojnë vendin ku e kultivojnë grurin, pra sipas tij, ata e mbjellin çdo vit në të njëjtën parcel.
Një tjetër faktor ndikues sidomos në këtë vit, sipas specialistit të bujqësisë Dritan Pjeçi është edhe lagështia e vazhdueshme që ka sjellë moti me reshje të shumta shirash.
Specialisti i bujqësisë Dritan Pjeçi këshillon fermerët që të ndërrojnë çdo vit ngastrat e kultivimit të grurit si dhe të blejnë farëra të çertifikuara.
Fermerët duhet të këshillohen me specialistët e bujqësisë, që në fakt një praktikë e tillë mungon pas viteve 90-të.