Opinion nga Klodian Tomorri

Si mundet nje kompani me humbje te dyfishoje rrogat e punonjesve? Fare kollaj. Mjafton qe kompania te jete publike dhe te administrohet nga nje tufe burokratesh, qe nuk kane turp.

Ne tetor te vitit te kaluar, teksa Shqiperia perballej me nje nga krizat me te renda energjetike te viteve te fundit, Keshilli Mbikqyres i Koroporates Elektroenergjetike Shqiptare, miratoi nje vendim, permes te cilit rriti rrogat e punonjesve te KESH deri ne dy here.

Perfituesit kryesor te rritjes ishin, te ashtuquajturit parazite politike; keshilltare, antare kabineti, asistente dhe staf qe nuk ka lidhje me menaxhimin teknik te kompanise. Duhet thene se pagat u rriten edhe per specialistet teknike, por me ritme me te lehta.

Sipas vendimit, per shefin e kabinetit dhe drejtoret e deprtamenteve, paga u rrit me 45 per qind, duke u bere 270 mije leke ne muaj nga 190 mije leke ne muaj qe ishte me pare.

Per keshilltaret dhe specialistet ne kabinet, paga u dyfishua dhe nga 115 mije leke ne muaj qe ishte u be 250 mije leke ne muaj. Keshilltaret e kabinetit zakonisht jane pjesa me parazitare e kompanive publike. Pergjithesisht keta jane te aferm apo familjare te politikaneve, te cilet punesohen ne keto kompani per qoka. Per pjesen tjeter te punonjesve te KESH, pagat jane rritur nga 30 deri ne 70 per qind me nje te rene.

Kompanite shteterore, veccanerisht ato ne sektorin energjetik jane shnderruar ne oaze perverse, te cilat kane deformuar dhe denatyruar totalisht sistemin e pagave ne Shqiperi. Per te kuptuar kete mjafton vetem nje fakt.

Nje minister ne qeverine e Shqiperise paguhet 140 mije leke ne muaj. Nje keshilltar ne kabinetin e drejtorit te KESH, Albetrol, OSHEE apo OST paguhet 250 mije leke. Zakonisht keshilltaret dhe anetaret e kabinetit te drejtorave ne kompanite publike jane njerez qe kane mbaruar shkolla per letersi, gazetari apo dege qe nuk kane asnje lidhje me funksionin e kompanive. E megjithate ata paguhen dy here me shume se ministri dhe gati njesoj sa Presidenti i Republikes. Ky eshte nje sistem pervers pagash, i cili ka brenda njekohesisht populizem dhe korrupsion.

Por kjo nuk eshte cmenduria e vetme e vendimit te Keshillit Mbikqyres te KESH. Koha ne te cilen eshte marre e ben edhe me qesharak. Vitin e kaluar, prodhimi i energjise nga Kaskada e Drinit u pergjysmua. KESH prodhoi rreth 3 miliarde kilovat ore energji nga 3.9 miliarde qe ishte sasia minimale e detyrueshme qe duhet te prodhonte. Si rezultat vendi u detyrua te shpenzonte mbi 70 milione euro per te blere energji nga importi.

Por teksa financat e kompanive publike te energjise dhe buxheti jane tronditur nga importet e energjise, Keshilli Mbikqyres i KESH gjen momentin per te dyfishuar rrogat e stafit. OSHE paguaj 20 euro ne dite per makinat me qera, ndersa OST ja jep tenderin transformatorit te Kasharit, kompanise me oferten me te larte duke shperdoruar 300 mije euro para te qytetareve. Te gjithe keta mund te kene tagrin ligjor per t’i bere keto gjera. Por te gjitha keto jane babezi dhe veprime te pamoralshme.

Te pamoralshme edhe per nje arsye tjeter. Prej vitesh, qeveria eshte duke zbatuar nje politike te ashper osteriteti mbi rrogat e administrates shteterore duke i ngrire ato per shume vjet. Por teksa pjesa derrmuese e administrates nuk perfiton as indeksim, oazet e kompanive publike bejne rritje te cmendura rrogash dhe shpenzime abuzive. Ky eshte luks ne kohe krizash, me parate e qytetareve.