Stina e pranverës në fshatra shfrytëzohet për të mbledhur bimë medicinale, por këta fëmijë nga fshati Kovashicë i Bulqizës, po kërkojnë për kërminj, të cilët më pas i shesin. Megjithëse në moshë të vogël, ata vrapojnë në vende të ndryshme të fshatit të tyre, për të mbledhur kërminj të cilët më pas i shesin, me 80 lekë kilogramin. Fëmijët thonë se kjo është një mënyrë që ata të sigurojnë të ardhura, për të ndihmuar familjet e tyre të cilat janë në vështirësi ekonomike. Por në këto ditë këta fëmijë duhej të ishin duke zhvilluar mësim online, por në mungesë të internetit apo telefonit celular, ata kanë zgjedhur të kërkojnë për kërminj për t’i shitur. Por këta nuk ishin fëmijët e vetëm që takuam aty, pasi të tjerët ju shmangen daljes në kamera.