Masivet pyjore me pishë të butë në Klos janë ndër më të prekurat nga sëmundja e procesionares. Më problematike situata paraqitet në masivin pyjor me pishë në Qafdushk deri në Qafën e Buallit. Ky masiv pyjor me pishë po thahet si pasojë e prekjes masive nga procesionarja.
Problemi ka kaluar në një situatë alarmante të prekjes së këtij druri, i cili mund të shkaktojë dëm të madh ekonomik. Ndërkohë Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami, thotë se për të parandaluar agravimin e mëtejshëm të sëmundjes, por hartohet një projekt. Sipas tij, mënyra më e mirë është lufta me insecticide që mund të bëhet gjatë muajit Gusht dhe Shtator.
Specialistët thonë se nëse një pemë pishe preket me nga 5 deri në 10 qese me larvën e procesionares, ajo rrezikon tharjen totale.