Merkatoja akoma nuk ka hyre ne fazen e vet por Sandro Tonali do te jete me siguri nder protagonistet e fushtates tjeter te transferimeve. Mesfushori i Brescia-s po tregon ne vitin e tij te pare ne Serie A te gjitha ato cilesi qe i kishte shfaqur ne Seria B. Lamtumira e tij me klubit e tij aktual duket e dukshme tani, por presidenti Cellino deshiron te siguroje nje fitim te rendesishem nga shitja e tij dhe e vlereson ate per 50 milion euro.
Juventus dhe Inter e kane ndjekur prej disa kohesh, por tani edhe Milani duket se eshte rikthyer ne skene, i cili mund te financoje goditjen e Tonali me shitjet e Kessie dhe Paqueta. Perveç shitjeve te dy mesfushoreve, Milani mund te perpiqej te bindte Brescia-n duke luajtur kartonin e dy lojtareve. Sipas Tuttosport, kuqezinjte do te vendosnin ne “pjate” para dhe nje mes emrave te mbrojtesit Gabbia dhe portierit Plizzari. Juventusi gjithashtu jane te gatshem te perfshijne ne marreveshje emrin e Nicolussi Caviglia, aktualisht i huazuar ne Perugia. Edhe Inter gjtihashtu po ndjek me vemendje situaten per Tonali, edhe pse Zhang i konsideron te teperta 50 milionet e kerkuara nga Cellino. Sfida megjithate vazhdon dhe ne fakt shtrihet edhe ne frontin e Fiorentines, me interesin e tre te kluveve te medha per Chiesa dhe Castrovilli.