Të enjten do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për llogari të Kupës së Shqipërisë. Matjanët do të presin në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, ndeshje e cila do të përcaktojë ekipin që kualifikohet për në turin tjetër. Për kapitenin e Burrelit, Kledi Dibra, ndeshja është vlerësuar maksimalisht dhe se skuadra e tij do të synojë kualifikimin në këtë garë, pas barazimit të mbajtur në ndeshjen e parë. Sipas Dibrës, djemtë janë në formën më të mirë të mundshme dhe tashmë do të godasin me fitoren e radhës. Ish lojtari i Besëlidhjes për 10 sezone me radhë që tashmë mban shiritin e kapitenit në ekipin matjan, shtoi se emocionet e tij në këtë përballje do të jenë të mëdha, por aspak ndikuese në atë çfarë do të japë në fushën e gjelbërt. Burreli e Besëlidhja do të përballen sërish në fundjavë, në ndeshjen e radhës në kampionat. Matjanët do të luajnë në transfertë, ndërsa për kapitenin Dibra, do të merren tri pikët e radhës.
Ndeshja për kupë mes Burrelit dhe Besëlidhjes të nisë në orën 13:30 në stadiumin “Liri Ballabani”.