Pak ditë më parë në një takim mes presidentëve të të dy klubeve, Gazmend Demi i Partizanit dhe Besnik Kapllanaj i Bylisit është arritur me marrëveshje shitja e kapitenit të Bylisit, Valentino Murataj te Partizani.
Por duket se miqësia mes dy presidentëve dhe dëshira e Partizanit për një merkato cilësore dhe të zgjedhur ka bërë që sot në mbrëmje të marri rrugë një tjetër tratativë, shitja e Donald Mëllugjës te Partizani.
Dy lojtarë të spikatur te Bylisi por edhe në Superiore sezonin e shkuar që duket se do t’i bëjnë shumë punë Partizanit dhe trajnerit Ilir Daja me dy lojtarë që janë në kulmin e moshës dhe që organikës së kuqe do t’i bëjnë mjaft punë. Me shumë gjasa nesër do të ketë konkretizim të bisedimeve por duket se Kapllanaj i ka dhënë “OK” Demit për kalimin e Mëllugjës te Partizani.