Një nga lojtarët më në zë në këtë merkato është padyshim Donald Mëllugja.

Në media emri i tij u lidh ngushtë me ekipin e Partizanit i cili e kërkon prej kohësh.

Por mesa duket jo vetëm Partizani por edhe ekipi kampion i Tiranës e kërkon ta përfshijë në ekip Mëllugjën.

Kjo tratativ e cila është çuar përpara në menyre sekrete nga Tirana ka acaruar ekipin e Bylisit.

Këta të fundit i kanë akuzuar kryeqytetasit për moskorrektësi dhe nëse kërkojnë matjanin duhet të paguajnë kartonin

Statusi zyrtar i ekipit të Bylisit

Jemi në kohë merkatoje dhe ne si klub nuk kemi kontaktuar asnjëherë lojtarë që janë nën kontratë me klubet e tyre, ashtu siç e parashikon qartë edhe rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s për transferimin e futbollistëve!
Nuk është normale, por habitemi se si Tirana kërkon t’i prishë mendjen lojtarit tonë, i cili nuk është paraqitur në stërvitje ditët e fundit sepse i është ngritur mendja për të shkuar te Tirana.
Tirana dhe çdo klub nuk kanë shanse që të negociojnë me lojtarët tanë që janë nën kontratë pa marrë miratimin tonë.
Nëse Tirana e do Mëllugjën, apo çdo lojtar që ne kemi nën kontratë apo çdo ekip tjetër qoftë, vendas dhe i huaj, le të trokasë në klub dhe të zbatojë Rregulloren për Transferimin e Lojtarëve!
Nesë e duan Donald Mëllugjën të vijnë këtu, të paguajnë kartonin dhe le ta marrin, por jo fshehurazi…