Bashkia Mat vijon aksionin e gjerë për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zënë padrejtësisht në qytetin e Burrelit. Ky proces ka nisur në afersi te burgut te Burrelit, në bllokun nr.1, të lagjes “Pjetër Budi”.  Hapësirat publike këtu ishin zënë me baraka llamarine apo Baraka me tulla, nga konteinerë, gardhe rrethuese, vreshta rrushi, kjoska metalike etj..  Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, në kuadër të këtij aksioni tha se do të merren të gjitha masat administrative dhe ligjore ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike, ndërsa thekson se qytetarët e Matit meritojnë të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm në rrugët dhe lagjet e qytetit. Malaj u ben thirrje te gjithe atyre  personave qe kane ndertuar baraka apo kanë ngritur gardhe, kopshte e vreshta, t’i heqin ato para se te vijne mjetet e bashkisë per t’i prishur.

Por ky aksion nuk do të ndalet vetëm në qytetin e Burrelit. Sipas kryebashkiakut Malaj do të ndërhyhet për rrugë të aksesueshme ne cdo njesi administrative, fshat dhe lagje. Prane cdo institucioni shtetëror, shkolle, kopshti dhe çerdheje.