Bashkia e Matit ka vijuar aksinonin për lirimin e hapsirave publike në lagjet e qytetit të Burrelit. Fadromat e IKMT pranë kësaj bashkie ishin këtë të premte në bllokun dy të lagjes “Drita”. Procesi nisi me lirimin e hapsirave mes pallateve të cilat ishin të zëna me gardhe, të mbjella me pemë apo bimë dekorative.

Aksioni u monitorua nga efektivët e policisë Bashkiake megjithëse nuk pati asnjë rezistencë nga banorët të cilët ishin njoftuar kohë më parë për lirimin e këtyre hapsirave të përbashkëta.
Materialet e panevojshme u zhvendosën nga mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve, për t’i hapur rrugë kështu investimeve të planifikuara nga ana e Bashkisë së Matit. Po ashtu, kjo e fundit bën të ditur se aksione të tilla do të zhvillohen në të gjitha blloqet e banimit ku ka hapsira publike të uzurpuara apo pa investime.
Deri tani lirimi i hapsirave publike është bërë në blloqet e banimit të lagjes Partizani” si dhe lagjes “Pjetër Budi” si dhe do të vazhdojë në të gjithë territorin e qytetit të Burrelit, për të bërë të mundur që qytetarët të kenë para banesave të tyre hapsira çlodhëse.