Liqenet Ulëz e Shkopet i nënshtrohen çdo vit ndalimit të gjuetisë të ligjshme apo të paligjshme në periudhën e caktuar për shtimin natyral të peshqëve në këto basene ujore. Çdo vit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përcakton periudhat e ndalimit të gjuetisë në mënyrë që t’i japë mundësi shtimit natyral të peshqëve në të gjitha liqenet e vendit tonë. Për liqenin e Ulzës, periudha e ndalimit të gjuetisë nis nga data 20 Prill e deri në në fund të muajit Korrik për disa lloje peshqish. Për peshkun Krap ndalimi bëhet për një periudhë njëmujore, ndërsa gjuetia do të ndalohet me rrjeta deri në 150 metra afër bregut. Por peshkatarët, që peshkojnë në këto liqene, kanë një tjetër merak, atë të ruajtjes së nivelit të ujit në këto periudha. Preng Gjoni thotë se për peshkun, sidomos atë Krap, është shumë e rëndësishme që të mbahet ky nivel i liqenit, pasi ai del në breg dhe hedh vezët, e nëse niveli i ujit zbret, atëherë vezët mbeten në të thatë. Gjoni i bën apel firmës KURUM që administron HEC-et Ulëz e Shopet që të ruajë këtë nivel uji, dhe të mos përsëritet historia e viteve të kaluara.

  Nga ana tjetër, peshkatarët thonë se kontributi i kompanisë për rritjen e sasisë së peshkut në këtë liqen është ndaluar, pasi këtë vit nuk është hedhur rasat.