Njësia Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër njësitë më të mëdha në rang vendi (sa i përket ish komunave) pasi numëron rreth 14 mijë banorë. Por kjo njësi administrative nuk ka vetëm numrin e banorëve, por edhe tokën bujqësore. Fushat e Maqellarës përbëjnë qindra hektar tokë prodhuese. Dikur ajo mbillej e gjitha por sot ka mbetur djerr. Shkak është bërë prishja e sistemit vaditës si kanali i Bllacës apo elektropompat që merrnin ujin nga lumi Drin i Zi. Por disa nga fshatrat e Maqellarës kanë edhe rezervuare që nëse vihen në funksion me kapacitet të plotë, qindra hektar tokë futen në ujë. Banorët thonë se Bashkia e Dibrës duhet të rehabilitojë rezervuarin e Vojnikut, atë të Pesjakës, Grezhdanit dhe Fushës së Vogël.
Në të njëjtën linjë me banorët është edhe ish Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari.
I kontaktuar nga Mat Televizion, Kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj tha se bashkia ka parashikuar një fond në buxhetin e vitit të ardhshëm për të bërë ndërhyrjet e ne