Puna për finalizimin e projektit për furnizimin me ujë të pijshëm të 17 fshatrave të Njësive Administrative Derjan, Macukull dhe Rukaj si dhe për qytetin e Burrelit është drejt fundit.

Faza finale e këtij projekti është ndërtimi i linjës kryesore nga Zalli i Gjoçajve në drejtim të këtyre fshatrave dhe depos së madhe në Lis që do të ketë linjë të dedikuar për qytetin e Burrelit.

Linja kryesore e këtij ujësjellësi ka arritur deri në Qafën e Shënkollit ku paralelisht po vendosen dy tubacione që do të furnizojnë me ujë fshatrat dhe njëra do t’i bashkohet depos në Lis që më pas të furnizojë qytetin e Burrelit.

Ky investim i nisur afro dy vite më parë pritet të zgjidhë një problematikë shumë vjeçare për këto zona të cilat kanë patur mungesë të ujit të pijshëm në banesat e tyre.