Në spitalin Rajonal të Dibrës lindja e parë për këtë vit është regjistruar në datën 2 Janar. Mjeku obstetër-gjinekolog Bajram Balliu tha se deri tani janë regjistruar 9 lindje, por 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë për shkak të mungesës së mjekut anastezist. Mjeku Balliu shton se si kudo në të gjithë Shqipërinë ka patur rënie të numrit të lindjeve por gjatë dy viteve të fundit ka patur qëndrueshmëri i numrit të lindjeve. Spitali Rajonal i Dibrës pret pacientët nga i gjithë Qarku Dibër dhe kjo e bën atë mëse të frekuentueshëm, por gjithsesi mjeku Bajram Balliu thotë se trendi i lindjeve duket në rritje këtë vit. Por krahasuar me 10 vite më parë, numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm, sqaron mjeku obstetër-gjinekolog Balliu.

Edhe në Dibër ashtu si në të gjithë vendin, numri i lindjeve është tkurrur ndjeshëm, referuar të dhënave të INSTAT të publikuara në fund të vitit të kaluar.