Kuratorët e këtij libri janë kujdesur që të mbledhin këtu dhe shkrimet publicistike të Danit shkruar me një mjeshtëri të rrallë dhe në gazetën “Mati” se si u bënte strehë të ndëshkuarve nga sistemi monist, por kuptojmë dhe se si Dan Shema gjithë jetën ia dedikoi Matit, njerëzve të punës mes të cilëve u rrit e u formua, duke u bërë një shembull model për brezat që nuk mund të harrohet kurrë.

Kjo del në këtë libër edhe në kujtimet e miqve dhe bashkëpunëtorëve që për to Dan Shema ishte – Model frymëzimi, shembull i njeriut të kohës, – krah për krah me njerëzit, – që i donte dhe mbrojti deri me jetë, dhe që për ta do të mbetet – mall i pashuar në jetë, – besnik i tokës dhe derës që leu – e që për të gjithë ne, emri i Tij nuk ka të harruar.

Ne sot vetëm sa cekëm përjetimet që merr lexuesi nga libri “I përulem Matit tim”, i dorëshkruar nga Dan Shema si një testament për brezat.

…. Por që më shumë për këtë njeri –pishtar do të thuhet e flitet nesër, gjatë promovimit të këtij libri në një nga lokalet e qytetit Burrel, ku familjarë dhe bashkëqytetarë e njerëz të dashur të tij mblidhen për të organizuar një rekuiem shpirtëror e letrar kushtuar këtij matjani të madh, “Qytetarit të Nderit”, Dan Shemë Salaj.