Pas numërimit të votave të subjekteve politike në Qarkun e Lezhës po vijohet me numërimin e votave të kandidatëve. Nga numërimi i deritanishëm më i votuari në listën e Partisë Demokratike rezulton të jetë drejtuesi politik Mark Marku, i pasuar nga Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli.
Ndërsa lista e Partisë Socialiste deri tani ka prodhuar surpriza. Gentjan Malotaj i cili renditet i katërti rezulton barazim me vota preferenciale me drejtuesen e qarkut Lindita Nikolla, ndërsa më pas renditen Eduart Ndreca dhe Eueda Molla.
Tek Levizja Socialiste për Integrim rezulton të jetë më i votuari Viktor Tushaj, i pasuar nga Petrit Gjoni dhe Ertila Ndoj.
Proçesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në KZAZ numër 14 në Mirditë dhe 12 në Lezhë, ndërsa në KZAZ tjetër në Lezhë numër 13 dhe 14 në Kurbin po vijon numërimi.
Sipas të dhënave ky proces është parashikuar të mbyllet brenda ditës së enjte, ku dhe do të dalin rezultatet përfundimtare.