Ish minatorët e Bulqizës e quajnë tallje nismën e fundit të qeverisë për tju rritur pensionin me 20% ish minatorëve në një periudhë 20 vjeçare. Ish minatorët shprehen se në 28 vite demokraci, asnjë qeveri nuk e ka mbajtur premtimin për miratimin e statusit të minatorit. Në këto kushte, ish minatorët paralajmërojnë se do të futen në grevë urie, pasi nuk mund të tallen më me dinjitetin e tyre.

Ndërsa ish minatorët paralajmërojnë grevë urie, sindikatat e minatorëve prej disa vitesh veçse në raste sporadike, nuk kanë organizuar apo zhvilluar asnjë protestë në mbështetje të kësaj kauze.