Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Epiqendra e goditjes ka qenë në Greqi, me magnitudë 5.8 i shkallës Richter, por lëkundjet e forta janë ndjerë ehde në vendin tonë, për shkak se thellësia e goditjes ishte vetëm 2 kilometër.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në të gjitha shtetet fqinje të Shqipërisë, të cilat kanë raportuar lëkundje sizmike.