Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla nëpërmjet një statusi tha se e përshkroi aksin Bulqizë Tiranë duke përdorur rrugën e Arbrit për 48 minuta.
Nuk dihet mjeti që ka përdorur zoti Alla pasi rruga e Arbrit nga Bulqiza deri në Urën e Vashës nuk ka asfalt madje as traseja nuk është përfunduar.
Në rastin më të mirë kjo distancë për aq minuta do përshkruhet kur të përfundojë rruga e Arbrit.
Statusi i zotit Alla
Shumë pranë ëndrrës së madhe për t’iu gëzuar Rrugës së Arbrit!🤗
☑Bashkë me Dionisin, Spartakun dhe Shkëlqimin, pamë nga afër dhe kaluam përmes rrugës së re, e cila fatmirësisht është drejt përfundimit.🛣
Ende pa përfunduar punimet, distanca Tiranë-Bulqizë zgjati vetëm 48 minuta.🙏
Ëndrra e madhe e dibranëve po realizohet!