Nga Lavdrim Krrashi

📌Të nderuar qytetarë të qarkut të Dibrës!

Ju falenderoj shumë për një fushatë qytetare, zgjedhje të qeta siç na ka hije dhe për një pjesëmarrje dinjitoze në votimet e 25 Prillit për shprehjen e vullnetit tuaj të lirë!🗳

Përulem me respekt për të gjithë ju votuesit e Partisë Socialiste, aktivistët, patronazhistët dhe gjithësecilin që na dha një dorë në këto zgjedhje. 🤝

Falenderoj edhe votuesit e partive të tjera, por edhe ata që nuk mundën të votojnë dhe ju siguroj që do ju përfaqësoj me dinjitet.

Falenderoj gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, organet vendore dhe policinë e shtetit që siguruan një mbarëvajtje shembullore të proçesit të votimit dhe të numërimit të votave. 💪

Falenderoj skuadrën tonë prej 6-kandidatëve të Partisë Socialiste për një fushatë dinjitoze dhe shpreh keqardhjen që me një diferencë shumë të vogël nuk arritëm dot objektivin tonë për një mandat të 3-të në qarkun tonë. Respekt për të gjithë simpatizantët tanë që përkushtuan kohën e tyre për të na mbështetur gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës.🌹

Falenderoj pa masë mbështetësit e mi më të fuqishëm, ‘Diasporën’ që më motivuan, inkurajuan dhe më dhanë fuqinë e duhur për të qënë zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që të jem i pari shqiptar emigrant deputet në kuvendin e Shqipërisë.🇦🇱🙏⭐

Përgëzoj Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim për fitoren e tyre në qarkun tonë. Edhe pse ne jemi në krahë të kundërta të spektrit politik, ne kemi një gjë të përbashkët ‘Dibrën’, dhe do të jemi 5 zëra të fuqishëm në Parlament për të përfaqësuar dhe ngritur zërin për zhvillimin e qarkut tonë. 🏞

Personalisht jam shumë i prekur nga besimi i të gjithë juve që më keni dhënë votën edhe pse shumica më keni njohur vetëm për 29 ditë. Kjo është një eksperiencë e paharruar që do qëndrojë me mua gjithë jetën. Ju premtoj që do punoj fort që t’ju përfaqësoj me dinjitet në Kuvendin e Shqipërisë. 🇦🇱🇦🇱

Kam vetëm një brengë në zemër – mungesën e prindërve të mi. Ata sakrifikuan aq shumë për rritjen dhe edukimin tim dhe sot nuk janë këtu të ndajnë gëzimin e kësaj dite me mua. Përqafimi dhe bekimet e tyre sot do ishin gjëja më e çmuar.❤️❤️

PËRZEMËRSISHT LAVDRIMI!