Kandidati i PS për qarkun Dibër i cili erdhi nga Londrane në hapjen e fushatës tha:
Opozita nuk e meriton në asnjë mënyrë një shans tjetër! PS ka shumë për të ofruar
Kandidati i PS për Dibrën, Lavdërim Krashi, i cili erdhi nga Londra, ku punonte në bashkinë e kryeqytetit britanik, foli në nisje të fushatës elektorale të PS, në Sheshin “Skënderbej”. Krashi tha se PS meriton mandatin e tretë, pasi sipas tij, pavarësisht të metave dhe gabimeve, ka shumë për të ofruar për Shqipërin.ë
“Ne duam që një ditë të jemi në Shqipëri. E dimë të gjithë se sa bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë, por e dimë se sa e vështirë është që Shqipëria jonë të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Por, siç thoshte Nënë Tereza jonë e madhe “Ndiz një qiri, në vend që të mallkosh”. Të gjithë ne duhet të punojmë, që ta bëjmë Shqipërinë vendin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të kontribuar modestisht për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në mënyrë që vendi im të bëhet vendi ynë, e ardhmja e fëmijëve të saj. Në këtë skuadër të fortë këtu, do ta bëjmë gjithë Shqipërinë vendin për të gjithë neve. Me punë këmbëngulëse, duke besuar e mbështetur njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duke ndihmuar Edi Ramën për të përballuar sfidat që kemi përpara. Ata nuk e meritojnë një shans tjetër në asnjë mënyrë. PS meriton mandatin e tretë, sepse me gjithë te metat dhe gabimet e saj, PS ka shumë për të ofruar për Shqipërinë tonë”, tha Krashi.