Në emisioni  Kandidati të drejtuar nga Eno Popi ishte i ftuar Lavdrim Krashi i cili prin listën e socialistëve në qarkun Dibër.

Krashi tregoi të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare në Britani dhe se për të pranuar ftesën e Ramës për të kandiduar u konsultua fillimisht me familjen e tij.

Krashi tha që Partia Socialiste në këtë qark do fitojë 3 mandate që do i shërbejnë shumë komunitetit dibran.

Kandidati Krashi u shpreh se ka filluar takimet shtëpi më shtepi dhe se deri tani ka marrë mbi 26 mijë mesazhe urimi.